Këshilltari i Myftiut Vedat Sahiti mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut

Prishtinë, 14 dhjetor 2018

Me ftesë të Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, këshilltari i Myftiut të Kosovës Vedat Sahiti mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga kjo zyrë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Liritë Fetare, e cila u mbajt në Colonge të Francës. Kjo punëtori u mbajt me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe ka për qëllim gjetjen e mekanizmave ligjorë, forcimin e rolit të bashkësive fetare dhe liderëve fetarë në implementimin,promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç është e drejta e besimit, të drejtat e pakicave etj.

Në këtë punëtori morën pjesë ekspert të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…