Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesin rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Sarajevë z. Klement Mahmud

Prishtinë, 22 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim përfaqësuesin rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Sarajevë z. Klement Mahmud. Myftiu Tërnava e falënderoi z. Mahmud për vizitën dhe për bashkëpunimin institucional ndër vitesh me zyrën e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë.

Ndërkaq, z. Klemen Mahmud, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëpunim në çështje të rëndësishme në fushën humanitare, si dhe e uroi atë për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…