Imami i fshatit Zhegër Arben Neziri me xhematë uroi Myftiun Tërnava Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 14 nëntor 2018 Koordinatori i Medresesë së Gjilanit, njëherësh imami i fshatit Zhegër Arben Neziri, i shoqëruar edhe nga xhemati i këtij fshati, sot vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën u mirëpritën nga kryetari i porsazgjedhur, Myftiu Naim ef. Tërnava. Këta i uruan Myftiut Tërnava mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke lutur Allahun që t’i japë shëndet e mbarësi në këtë detyrë.