Kryetari i Këshillit të Kamenicës uroi Myftiun Tërnava Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 31 tetor 2018 Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës, z. Bejtullah Hashani, së bashku me stafin administrativ të këtij Këshilli, vizituan Myftiun Tërnava. Këta uruan këtë të fundit për zgjedhjen në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat, duke lutur të Madhin Zot që t’i japë bereqet dhe të mira në udhëheqjen e këtij institucioni.