Myftiu Tërnava vizitoi objektet e trashëgimisë kulturore që po restaurohen në Gjakovë

Prishtinë, 10 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe delegacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve nga Turqia, të prirë nga drejtori gjeneral Adnan Ertem-i, vizituan Gjakovën.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë, ata bashkë me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Ahmet ef. Hoxha dhe imamë të tjerë vizituan objektet të cilat janë duke u restauruar nga Drejtoria e Vakëfeve e Turqisë – Medresenë e Vogël, Xhaminë e Mahmut Pashës, Xhaminë e Sefës, Xhaminë e Kusarëve, Xhaminë e Lagjes Mulla Jusuf si dhe bibliotekën e Xhamisë së Hadumit.

Myftiu Tërnava dhe drejtori i përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë Ertem-i u ndanë të kënaqur me ecurinë e punëve në këto objekte të trashëgimisë kulturore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…