Grupi i tretë i haxhive kosovarë arrijnë në Kosovë Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 29 gusht 2018 Sonte, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur grupi i tretë i haxhive kosovarë, të cilët kishin marrë rrugën për ta kryer Haxhin. Në pritje të tyre pos zyrtarëve nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ishin edhe një numër i konsiderueshëm i familjarëve të cilët me gëzim të madh po i prisnin të afërmit e tyre. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se dy grupet tjera të haxhive do të arrijnë sipas orarit të paraparë të fluturimeve gjatë ditëve në vijim.