Grupi i katërt i besimtarëve arrijnë në Meke

Prishtinë 14.08.2018

Sot në orët e para të mëngjesit ka arritur në Meke grupi i katërt i besimtarëve kosovarë që sivjet do e kryejnë Haxhin.

Në pritje të tyre kanë dalë drejtuesit e drejtorisë së Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ata menjëherë pas akomodimit në hotel kanë  filluar me kryerjen e Umres.

Sonte pas mesnate pritet që të udhëtojë edhe grupi i fundit i besimtarëve nga Kosova.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…