Myftiu Tërnava inspektoi punimet në xhaminë e Lagjes së Pajtimit në Shtime

Prishtinë, 4 qershor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me një pjesë të kabinetit të Kryesisë dhe i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Shtimes Isa Tërshani; inspektuan punimet në xhaminë në Lagjen e Pajtimit në Shtime. Me këtë rast kryetari Tërshani falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe e njohu atë me rrjedhën e punimeve të ndërtimit të xhamisë duke shtuar se punët kanë ecur mbarë dhe sipas planit të paraparë. Edhe Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me ecurinë e punëve të ndërtimit të kësaj xhamie dhe falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Shtimes që po tregon interesim të veçantë që sa më parë xhamia të bëhet gati për t’u falur në të xhemati i asaj lagjeje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë z. Mesut Ozbaysar

  Prishtinë, 26 shkurt 2021 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. …