Myftiu Tërnava priti në takim Mehmet Zenginin, inspektor në Diyanetin e Turqisë Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 15 maj 2018 Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim Mehmet Zenginin, inspektor në Diyanetin e Turqisë. Në këtë takim Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me përgatitjet e BIK-ut për pritjen sa më mirë të muajit të bekuar të Ramazanit dhe falënderoi Diyanetin e Turqisë, qeverinë dhe presidentin turk për ndihmën që po i japin popullit të Kosovës. Nga ana e tij, mysafiri falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe shprehu konsideratën për punën dhe angazhimin e BIK-ut për organizimin dhe mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.