Myftiu Tërnava vizitoi Kaçanikun

Prishtinë, 26 prill 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, bashkë me një pjesë të kabinetit të Kryesisë, sot qëndroi në Kaçanik, ku vizitoi Këshillin lokal të Bashkësisë Islame dhe u prit nga kryetari i këtij Këshilli Mendu Rexha, i cili e njohu Myftiun Tërnava me aktivitetet që është duke i bërë Këshilli si dhe me përgatitjet që janë bërë e po bëhen për pritjen sa më mirë të
muajit të bekuar të Ramazanit. Ai po ashtu falenderoi Myftiun Tërnava që po e mbështet KBI-në në Kaçanik për realizimin e projekteve jetike.
Myftiu më pas vëzhgoi punimet në vakëfin e dhuruar nga Al Maktumi nga Dubai dhe vizitoi edhe xhaminë te senatoriumi, e cila po ndërtohet nga donatori nga Katari.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e LB-së, z. Valon Muratin

Prishtinë, 3 mars 2021 Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef…