Myftiu Tërnava priti kryetarin e komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha

Prishtinë, 26 prill 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot priti kryetarin e komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha.

Në takim, Myftiu Tërnava dhe kryetari Berisha e njohën njëri-tjetrin me zhvillimet e reja të interesit të përbashkët në institucionet përkatëse.

Myftiu Tërnava çmoi raportet dhe bashkëpunimin që kanë komuna e Fushë Kosovës dhe Këshilli lokal i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë.

U bisedua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Përurohet Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka përuruar sot Institutin për Hulumtime dhe…