Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

Prishtinë, 19 tetor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava i shoqëruar me bashkëpunëtorë, qëndroi për vizitë në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u prit nga kryetari i këtij këshilli Besim ef. Berisha me bashkëpunëtorë.
Pasi i dëshiroi mirëseardhje kryetari Berisha falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Kryesia e BIRK-ut i bën këtij Këshilli. Më pas ai e njohu Myftiun Tërnava me punën dhe aktivitetin e Këshillit si dhe me sfidat me të cilat po përballet KBI-ja e Prizrenit.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava përgëzoi për punën dhe aktivitetet e kryetarit Berisha si dhe edhe njeherë theksoi se Kryesia e BIRK-ut si gjithnjë është e interesuar që jeta fetare nëpër këshillat e BIRK-ut të eci mirë dhe të jetë në shërbim të masës si dhe konfirmoi gjithashtu qëndrimin se Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës vazhdimisht do t’i mbështesë projektet dhe iniciativat që janë në të mirë të xhematit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…