Në Kosovë për vizitë pune po qendron një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfeve të Turqisë Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë,7 prill 2017 Në kuadër të përpjekjeve dhe përkushtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Islame në Kosovë për vizitë pune po qendron një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfeve të Turqisë të kryesuar nga shefi i sektorit të Monumenteve z.Suat Faruk Giray me bashkëpunetorë të cilët fillimisht u pritën nga këshilltari Vedat ef. Sahiti ku biseduan për projektet e restaurimeve në proces e sipër dhe atyre që janë në procedurë të marrjes së lejeve përkatëse dhe më pas vazhduan për në qytetin e Gjakovës për të vëzhguar punimet e restaurimeve si në Medresenë e Vogël e Bibliotekën e Hadum Agës , dhe për të monitoruar fillimin e punimeve të restaurimit edhe në tri xhami të rëndësishme të trashëgimisë sonë islame sikur Xhamia e Sefës , xhamia e Kusarve dhe xhamia e Mulla Jusufit . Bashkëpunimi i Bashkësisë Islame të Kosovës me Drejtorinë e Vakfeve të Turqisë ka shenuar rritje në disa fusha të rëndësishme si në fushën e restaurimeve të monumenteve të trashëgimisë si dhe ndihmave sociale.[layerslider id=”23″]