Ligjeratë për promovimin e dialogut ndërfetarë Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 21 mars 2017 Në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë dhe Kolegjin AAB në Prishtinë përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti mbajti ligjëratë për “Promovimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik si dhe ndërtimin e tolerancës duke përfshirë të rinjtë”,ku ishin të pranishëm profesor e mbi 60 student pjesëmarrës të kolegjit AAB të cilët më pas kanë pasur mundësi të adresojnë pyetje të ndryshme tek përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend. Të gjithë pjesëmarrësit kanë reflektuar gatishmërinë dhe interesin për të vazhduar me ligjërata të ngjashme të kontribuojnë drejt promovimit të tolerancës fetare, duke u përqendruar veçanërisht në nxitjen e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik. Për më tepër, folësit dërguan mesazh të përbashkët mbi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në ndërtimin e tolerancës dhe dialogut si mjet efektiv në luftimin e dukurive negative siç janë ekstremizmi dhe intoleranca fetare. Kjo është ligjërata e tretë me radhë gjatë vitit 2017 e organizuar nga OSBE misioni në Kosovë në të cilat ka qenë pjesëmarrëse Bashkësia Islame e Kosovës, ndërsa aktivitete të këtilla janë organizuar edhe në vitin 2014 dhe 2015 në rajone të ndryshme të Kosovës ku kanë marrë pjesë rreth 300 të rinj.