Myftiu Tërnava priti nënkryetarin e Komunës së Suharekës

Prishtinë, 30 maj 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim  ef. Tërnava  priti në një takim nënkryetarin e Komunës së Suharekës, z. Rexhep Kuçin. Në këtë takim myftiu Tërnava e informoi nënkryetarin Kuçi për punën dhe angazhimin që po bën Bashkësia Islame  e Kosovës në mirëvajtjen e jetës fetare në territorin e Kosovës. Myftiu po ashtu u ndal edhe në rolin që ka luajtur Bashkësia Islame e Kosovës në ngritjen e institucioneve të shtetit të Kosovës, duke vlerësuar dhe çmuar kontributin e hoxhallarëve dhe institucioneve të BIK-ut në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi ynë.

Nga ana e tij nënkryetari i Komunës së Suharekës, z. Rexhep Kuçi e falënderoi myftiun Tërnava për pritjen, dhe vlerësoi se ka një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të mirë me Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Suharekë, dhe  këtë frymë të komunikimit dhe të bashkëpunimit do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…