Në Janjevë të Lipjanit u organizua ceremoni festive me rastin e muajit të Mevludit

Në Janjevë, me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit  s.a.w.s. imami i kësaj qyteze, Beqir ef. Krasniqi, në bashkëpunim me xhematlinjtë e tij, organizoi një ceremoni festive. Ceremonia u organizua në hapsirën e xhamisë së qytezës, në prezencën e besimtarëve dhe disa imamëve të kësaj ane, si dhe përfaqësuesve të Këshillit të BI-së të Lipjanit. Në mesin e tyre ishte edhe ish imami shumëvjeçar i qytezës, njëherit veterani Bashkësisë Islame, Irfan ef. Bikliqi.

Ligjëratën kryesore rreth jetës së të dërguarit Muhamed s.a.w.s. e mbajti Refik ef. Gërbeshi mualim në KBI të Prishtinës. Pas ligjëratës imamët e pranishëm lexuan dhe kënduan pjesë nga vargjet e Mevludi sherifit, si dhe kaside e ilahi islame.
Organizimi i kësaj ceremonie festive organizuar me rastin e muajit të Mevludit, në një mënyrë a tjetër, e gjallëroi dhe i dha freski kësaj qyteze, e cila para pak kohësh e rinovoi këtë xhami të bukur dhe shumë të rëndësishme për qytetarët e besimit islam të kësaj ane.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…