Besimtarët e parë kosovarë u nisen për Haxh Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 14 shtator 2015Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do ta kryejnë Haxhin në Mekë e Medinë. Për t’i përcjellë ata, në Aeroport ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili haxhinjëve të ardhshëm u uroj udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit. Sivjet Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin. Me besimtarët tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjëve.Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë.{gallery}haxh15ns{/gallery}