Myftiu Tërnava priti ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

Prishtinë, 5 dhjetor 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim njohës ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi, të cilit i dëshiroj sukses në misionin e tij.
Myftiu Tërnava ambasadorin shqiptar e njohu me historikun dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Përveç që kemi një bashkëpunim të mirë me bashkësitë fetare tradicionale në vend, ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, e me të cilat kemi realizuar disa aktivitete të përbashkëta, si dhe jemi të angazhuara që t’i realizojmë në një të ardhme të aftër edhe disa projekte me interes për kulturën e tonë”- tha, ndër të tjera, Myftiu Tërnava.
Ambasadori Minxhozi, pasi falënderoi myftiu për pritjen, u shpreh se realizimi i projekteve të përbashkëta nga bashkësitë islame është një punë e mirë që duhet përshëndetur dhe mbështetur nga të gjithë, ngase është në funksion të njohjes së ndërsjellët.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…