Sekretari i Kryesisë së BIK Resul Rexhepi priti një delegacion nga komuna e Osman Gazit

Prishtinë, 13 qershor 2014
{jathumbnail}Kryetari i komunës së Osman Gazit nga  Turqia, z. Mustafa Dundar i shoqëruar nga Kajmekami, asambleist dhe akademik vizitën e tyre në Kosovë e nisen me qëndrimin e tyre  në selinë e BIK. ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Resul efendi Rexhepi, i cili u dëshiroi mirë se ardhje në Kosovë dhe në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe i  njohu mysafirët nga Turqia për zhvillimet, të arriturat dhe sfidat e BI në Kosovë.

Nga ana e tij kryetari Dundar falënderoi sekretarin e BIK për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore , dhe me këtë rast  theksoi bashkëpunimin që kanë me disa komuna të Kosovës, duke  potencuar që ky bashkëpunim po rritet dita – ditës.
“Miqësia mes dy vendeve dhe dy popujve është e hershme dhe besojmë se do ta fuqizojmë bashkëpunimin tone edhe më shumë” – tha, mes tjerash, sekretari Resul Rexhepi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…