Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Unioni i Qendrave Islame Shqiptare nga Gjermania

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Siminca, pritën në takim Mensur ef. Halili, kryetar i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare njëherësh imam në xhaminë Duseldorf-Gjermani dhe Baki Mustafi, anëtar i kryesisë së Unionit njëherësh edhe arkëtar i Kryesisë se këtij Unioni dhe kryetar i Qendrës Islamike të Shqiptarëve në Shtutgart të Gjermanisë.
Myftiu Tërnava falënderoi z. Halilin dhe z. Mustafin dhe nëpërmes tyre tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Gjermani.
Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Nga ana e tij, z. Mensur ef. Halili u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Myftiut Tërnava dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e komunikimit e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi dhe komunikimi duhet të vazhdohet në të mirë të popullit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë z. Mesut Ozbaysar

  Prishtinë, 26 shkurt 2021 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. …