Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dje mbajti mbledhjen e rregullt

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti dje mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Në fjalën hyrëse kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, luti Zotin për shëndet e mirëqenie për të gjithë, si dhe për vullnet e kurajë për kapërcimin sa më të lehtë të situatës pandemike me COVID-19, me të cilën jemi duke u ballafaquar. Ai shprehu falënderime për anëtarët e Kryesisë dhe të gjithë këshillave të BI-së anekënd Kosovës për kontributin dhe mundin që janë duke dhënë në shërbim të çështjes fetare, xhematit dhe mirëqenies së tyre në përgjithësi, duke konfirmuar se këtë amanet që e kemi marrë mbi supet tona ta kryejmë me përgjegjësi dhe përpikëri.
Në rend dite ishte leximi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e fundit e Kryesisë, analizë-diskutime mbi gjendjen e përgjithshme, shqyrtimi i lëndëve dhe marrja e vendimeve nga kompetenca e saj, si dhe u diskutua për çështje të ndryshme.
Kryesia, me propozim të Këshillit Drejtues të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame emëroi Sabri ef. Bajgorën në pozitën e drejtorit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, kurse Vedat ef. Sahiti u emërua në pozitën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, 4 mars 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve t…