Kryesia e BIK-ut pranoi një donacion nga Zyra e UNMIK-ut në Kosovë Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 22 janar 2021 Në kuadër të bashkëpunimit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me organizatat ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, sot në emër të kësaj Kryesie, këshilltari i Myftiut Tërnava, Vedat ef. Sahiti ka pranuar nga Zyra e UNMIK-ut një donacion që konsiston në një veturë të modelit Toyota Prado si dhe një makinë Shredder për prerje të letrave për nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës me këtë rast falënderon zyrën e UNMIK-ut në Kosovë.