Drejtori i Diasporës Ekrem ef. Siminca priti në takim imamin Bashkim Aliu

Prishtinë, 18 janar 2021
Me 18 janar Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti në takim Dr. Bashkim Aliu, anëtarë i Kryesisë Qendrore të Federatës së Organizatave islame në Zvicër FIDS, njëherësh nënkryetar i KMShZ-së dhe Imam në Wetzikom. Me këtë rast drejtori Siminca shprehu falënderim në emër të Myftriut Të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe njëherit falënderoi imamin Aliun dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare në Zvicër dhe më gjerë në diasporë duke për kujdesin dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.
Drejtori Simnica edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka qenë deri më tani, ndërmjet BIRK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.
Nga ana e tij Dr. Bashkim Aliu, anëtarë i Kryesisë Qendrore të Federatës së Organizatave islame në Zvicër FIDS, njëherësh nënkryetar i KMShZ-së dhe Imam në Vetzikom falënderoi drejtorin Simnica për mikpritjen dhe çmoi lartë angazhimin dhe kontributin e BIRK-ut për ruajtjen e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës duke potencuar se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i aktiviteteve fetare ndërmjet BIRK-ut dhe mërgatës duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të popullin tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë z. Mesut Ozbaysar

  Prishtinë, 26 shkurt 2021 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. …