Në Katunisht vehet gurthemeli për xhami Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Të enjten, më 27 mars 2014, në një solemnitet rasti në fshatin Katunishtë (ish-VelikoRekë) të Podujevës u vu gurthemeli për ndërtimin e xhamisë.Në këtë manifestim përveç besimtarëve të Katunishtës qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë si dhe udhëheqësit e Këshillit të BI së Podujevës, me në krye Bekim Jasharin, kryetar. Në emër të fshatit të pranishmit i përshëndeti, Fadil Hasain -profesor në medrese, i cili dha edhe një histori të shkuar të fshatit si dhe foli për angazhimet e besimtarëve të këtij lokaliteti për ndërtimin e xhamisë. Myftiu Tërnava pasi uroi e përgëzoi besimtarët e këtij fshati për xhaminë tha se nga sot edhe Katunishta u shtohet lokaliteteve që ndërtojnë xhami, vend për adhurim e Krijuesit.Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i KBI së Podujevës, Bekm Jashari.Truallin për ndërtimit e xhamisë e ka dhënë Shefki Maqestena.