Populli i Beninit falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për ndihmat e dërguara

Prishtinë, 7 janar 2021

Ndihmat e dërguara nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë filluar të shpërndahen për banorët e shtetit të Beninit, në Afrikën Perëndimore. Pranimi dhe shpërndarja e këtyre ndihmave u bë nën udhëheqjen e drejtorit të Asociacionit Humanitar për Zhvillim e Promovim Social në shtetin e Beninit, z. Kasim Jusufit. Z. Jusufi shprehu falënderime dhe mirënjohje të lartë për ndihmat e dërguara nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, e që u tubuan nga njerëzit e vullnetit të mirë nga e gjithë Kosova, për çka ai luti Zotin që t’ua shtojë të mirat e Tij.

Anëtari i Asociacionit Humanitar për Zhvillim e Promovim Social, Muhamed ebu Bekri, shprehu falënderimet e tij të sinqerta për popullin e Kosovës, duke vlerësuar se këto janë një mirësi e madhe, andaj lusim Zotin që këtë bamirësi t’ua pranojë Zoti dhe t’i shpërblejë me të mirat e Tij “Ne tani kemi filluar shkarkimin e ndihmave dhe shumë shpejtë do të fillojmë me shpërndarjen e tyre për nevojtarët. Me këtë rast, ju konfirmoj se amaneti ka arritur në vendin e duhur. Ju njoftoj se një pjesë e ndihmave do të shpërndahet në pjesën veriore të shtetit të Beninit,” – tha ndër të tjerash Muhamed ebu Bekri.

Shoqata Humanitare “Bereqeti” para një muaji nisi maunën me afro një mijë pako me veshmbathje për banorët e shtetit të Beninit. Përfaqësuesit e kësaj shoqate shprehen tejet të kënaqur që ndihmat  e tyre arritën në duart e nevojtarëve, ndaj me këtë rast, falënderon të gjithë bamirësitë në Kosovë që mundësuan realizimin e këtij aksioni. Ata shprehën gatishmërinë e tyre që aksione të tilla të ketë edhe në të ardhmen, gjithnjë në ndihmë qytetarëve në nevojë, brenda Kosovës por edhe jashtë saj.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, 4 mars 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve t…