Myftiu Tërnava përshëndet marrëveshjen e shteteve të Gjirit Arabik

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës përshëndet nënshkrimin e deklaratës në Konferencën e shteteve të Gjirit Arabik për rikthimin e stabilitetit në atë rajon. Nisur nga parimi kuranor, se pajtimi është më i mirë, përshëndesim këtë ngjarje të rëndësishme, e cila u realizua në Konferencën e 41-të, të shteteve të Gjirit Arabik, e që u mbajt në Al Ula të Arabisë Saudite.

Bashkësia Islame e Kosovës shpreh konsideratën e lartë për angazhimin dhe ndërmjetësimin e Kuvajtit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të Gjirit Arabik. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme. Andaj, stabiliteti i këtij rajoni është një mundësi e madhe për prosperitet dhe zhvillim rajonal dhe ndërkombëtar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, 4 mars 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve t…