Myftiu Tërnava u prit në Ministrinë e Çështjeve Fetare të Dubait

Prishtinë, 13 mars 2014
Gjatë vizitës në EBA , Myftiu i Kosovës, Naim  Tërnava vizitoi Dubain, ku u prit në  Ministrinë për Çështje Fetare  nga drejtori për marrëdhënie me jashtë, z. Ali Al Mansuri.
Myftiu Tërnava  me këtë rast e falënderoi nikoqirin për bashkëpunimin të mirëfilltë mes të dy institucioneve, duke shpresuar për thellimin e bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen.

Gjithashtu, Myftiu Tërnava u prit edhe nga e z. Ibrahim Abu Milha – këshilltar i zv. Presidentit te EBA, Sheikh Muhamed bin Rashid el – Maktoum, i  cili njëherësh është edhe Guvernator i Dubait.  Sheikh el – Maktoum  i dëshiroi mirëseardhje Myftiut  dhe e falënderoi për vizitën. Gjatë takimit u bisedua  për bashkëpunim në shumë fusha.  Gjithashtu, nikoqiri shprehu edhe interesimin  e Dubait për mundësinë e investimeve në sektor të ndryshëm në Kosovë.  Ai, shprehu gatishmërinë e fondacionit me të cilin  ai udhëheq për ta përkrahur Bashkësinë Islame  në realizimin e disa projekteve të rëndësishme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…