Në Prishtinë 11 kursiste përfunduan mësimin e shkronjave të Kuranit

Prishtinë, 17 dhjetor 2020
11 kursiste që vijojnë kursin e mësim-besimit pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës me sukses kanë përfunduar mësimin e shkronjave të kuranit dhe me këtë rast u organizua edhe Festa e Elifit.
Mualimja në KBI Prishtinë Kadrije Dragusha-Ademi tha se 11 kursistet kanë arritur që për tre muaj të përfundojnë me sukses mësimin e shkronjave arabe dhe tashmë pritet të fillohet me leximin e Kuranit.
Ajo bëri të ditur se për shkak të pandemisë janë detyruar të kufizojnë numrin e pjesëmarrësve më kurs që të respektojnë në mënyrë strikte masat kundër Covid-19.
Florentinë Tërmkolli – udhëheqëse në departamentin e gruas nga Kryesia e BIRK-ut falënderoi mualimen Dragusha për përkushtimin e saj të treguar gjatë procesit të mësim-besimit.
Ndërsa mbajti edhe një ligjëratë mbi rëndësinë e mësimit të leximit të kuranit duke thënë se “nuk ka gjë më të çmuar në këtë botë se mësimi i kuranit dhe mësimi i tij të tjerëve”.
Ajo përgëzoi kursistet për arritjet ndërsa inkurajoi ato që të vazhdojnë edhe më tutje me avancimin e leximit të kuranit.
Ndërsa kursistet u shprehen të lumtura që kanë arritur të mësojnë shkronjat e kuranit.
Në fund mualimja u dhuroi nga një kuran kursisteve si shpërblim për arritjet e treguara gjatë kësaj periudhe.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…