KBI e Prishtinës i organizon ceremoninë e varrimit një serbe nga Prishtina

Prishtinë, 12 dhjetor 2020
Një qytetare e Prishtinës e nacionalitetit serb ka vdekur sot. Ajo ishte duke jetuar më Shtëpinë e Pleqve dhe nuk kishte askënd për t’i kryer ceremonitë fetare.
Këtë përgjegjësi e mori Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës i cili në bashkëpunim me Komunën organizoi komplet ceremoninë e varrimit, duke dëshmuar edhe njëherë se harmonia dhe toleranca janë virtyte të popullit shqiptar.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka falënderuar KBI në Prishtinë për organizimi e ceremonisë mortore.
“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falënderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka thënë Ahmeti
Nga ana tjetër Meliza Haradinaj-Stublla, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka përshëndetur vendimin e KBI të Prishtinës për varrimin saj. Ajo më tej ka thënë se njoftimi i kryetarit Shpend Ahmeti, për bashkë-organizimin me Bashkësinë Islame të Kosovës për ceremoninë e varrimit të një gruaje me nacionalitet serb, e cila vdiq në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, dëshmon harmoninë e vërtetë ndër-etnike dhe ndër-fetare, e cila gjithmonë ekziston në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori për diasporë Ekrem Simnica priti në takim Xheladin Leka imam në Zvicërr

Më 22 shkurt Drejtori për diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem S…