Myftiu priti komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 10 shkurt 2014Myftiu Tërnava priti komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim HapësinorMyftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK, Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural , Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga deputeti Nait Hasani- kryetar i Komisionit. Myftiu Tërnava falënderoi komisionin për vizitën dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës u paraqiti vërejtjet e propozimet për projektligjin mbi zhurmën që tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës.“BIK gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet t’i zgjidhim duke debatuar dhe kërkuar zgjidhjet më të mira të mundshme me institucionet tona”- tha, përveç tjerash, Myftiu Tërnava.Kryetari i Komision, Nait Hasani pasi e falënderoi Myftiun për pritjen dhe e informoi atë për punën që ka bërë në komision, për projektligjin në fjalë, ai tha:“Projektligji për mbrojtjen nga zhurma nuk është kundër objekteve fetare, e as kundër bashkësive fetare, sikur edhe është trajtuar nga disa media dhe grupe të caktuara politike. Ne jemi për bashkëpunim të hapur, të dëgjojmë dhe të pranojmë vërejtjet dhe sugjerimet e bashkësive fetare prandaj dhe jemi këtu, dhe më lejoni që në e emër të Komisionit t’ju ftojmë të mërkurën të merrni pjesë aktive , si grup i interesit, me propozimet tuaja konkrete” -tha kryetari Nait Hasani.