Kaçanik, 2 nëntor 2020
Sot në Xhaminë e Dëshmorëve në Kaçanik u mbajtë dua Hatmeje me rastin e përfundimit të leximit të Kuranit nga tetë (8) nxënëse nën përkujdesjen dhe mësimin e teologe Bardha Kqiku – Luma. Fjalën hyrëse e mbajti nikoqirja e kësaj xhamie znj. Bardha Kqiku – Luma e cila falenderoi të pranishmet dhe uroi lexueset e Kuranit me shpresë se ky lexim do i përcjell gjatë gjithë jetës.
Më pas tubimin e përshëndeti zyrtarja e Departamentit të Gruas nga Kryesia e BIRK- ut znj. Vaxhide Bunjaku – Podvorica e cila përshëndeti të pranishmet dhe falënderoi teologen Luma për punën që po bënë në komunën e Kaçanikut, si dhe uroi ato që përfunduan leximin e Kuranit që Zoti të u jap mirësi, begati dhe të mira në këtë dhe botën tjetër.
Një ligjeratë u mbajtë për nderë të Kuranit nga Dr. Florentina Tërmkolli e cila tregoi për mirësitë e leximit të Kuranit dhe të mirat që sjellë në jetën e njeriut.
Duanë e hatmes e bëri teologe Qamile Musliu – Malsiu.
Në fund të programit u këndua ilahi dhe recital, dhe u lexua pjesë Kurani nga nxënëset që përfunduan Hatmen dhe u shpërdanë Certifikata për të gjitha nxënëset.
Lusim Zotin xh.sh ta shpërblej me të mira të pafundme djalin e znj. Zimrije Berisha (Xhevdet Berisha) i cili pagoi të gjitha shpenzimet që u deshën për kryerjen e kësaj Ceremonie.
Gjithashtu falenderojmë KBI-në e Kaçanikut për ndarjen e Certifikatave për të gjitha nxënëset.