Prishtinë, 29 tetor 2020 

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan numrat e fundit të revistës gjegjësisht 356-357 dhe 358. 

Që në fillim të mbledhjes kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani në fjalën e hapjes, shprehi falënderime dhe çmoi kontributin e secilit anëtar të redaksisë të dhënë në këtë kohë të vështirë pandemie nga virusi COVID-19. Ai më pas shfaqi bindjen dhe vlerësimin e përgjithshëm të artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi prurjet cilësore dhe përmbajtjesore në numrat e fundit. Ai po ashtu gjatë fjalës së tij falënderoi për angazhimin dhe punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani.

Më pas anëtarët e redaksisë paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt e publikuar në revistë, duke nxjerr në pah peshën dhe vlerat që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe opinioni i gjerë, si dhe u bisedua edhe për pamjen vizuale e strukturore që kanë pasur numrat e kaluar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…