Prishtinë, 27 tetor 2020
Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, edhe këtë vit Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, e rizgjedh në mesin e personaliteteve më me ndikim në botën islame.
Në edicionin e vitit 2021, Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, gjë kjo që dëshmon për angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës.
Ai gjithashtu përmendet edhe si një nismëtar për krijimin e Këshillit Organizativ Ndërfetar të Kosovës.
Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.