Prishtinë, 25 shtator 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim Ipeshkvin e Kishës Katolike, Dodë Gjergjin. 

Myftiu Tërnava i shprehu mirëseardhje Ipeshkvit dhe e falënderoi për vizitën pas një kohe relativisht të gjatë për shkak të pandemisë nga virusi COVID-19. 

Nga ana e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji falënderoi Myftiun për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se kjo vizitë është  në vazhdën e vizitave  vëllazërore ndërmjet dy krerëve fetarë të  bashkësive tona fetare tradicionale. 

Vlen të theksohet se takimet e tilla ndërmjet krerëve fetarë janë të rregullta dhe kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të  përbashkët. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…