Prishtinë, 23 shtator
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, kanë pritur në takim sekretarin e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në st. Island-Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ferid ef.Bedrollin.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për punën dhe angazhimin e kësaj Qendre por edhe të qendrave shqiptare të tjera në Amerikë që po japin për mirëqenien e shqiptarëve në diasporë. Me këtë rast Myftiu Tërnava rikonfirmoi se BIRK-u vazhdimisht ka treguar gatishmërinë dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i aktiviteteve dhe punëve të intensifikohet në të mirë të të gjithëve. Nga ana e tij, sekretari i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Nju-Jork, Ferid ef.Bedrolli falënderoi Myftiun Tërnava dhe drejtorin Simnica, si dhe gjithë Kryesinë e BIRK-ut për mikpritjen si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për shqiptarët në diasporë veçanërisht për shqiptarët në ShBA.