Prishtinë, 22 shtator 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, kanë pritur sot në takim imamin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Mbretërisë së Bashkuar, Mehmet ef. Stublla dhe anëtarin e Kryesisë së këtij Komuniteti, Fehmi ef. Veseli.
Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje dhe i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre dhënë për mirëqenien e shqiptarëve në diasporë. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i aktiviteteve dhe punëve të vazhdohet edhe më tej, në të mirë të të gjithëve.
Nga ana e tij, imami Stublla, falënderoi Myftiun Tërnava dhe drejtorin Simnica, si dhe gjithë Kryesinë e BIK-ut për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen që ua kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për shqiptarët në diasporë.