Prishtinë, 03 shtator 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Vedat ef. Sahiti dhe nga zv.kryeimami, Fatmir ef. Iljazi, zhvilluan një takim pune me administratën dhe imamët e Këshillit të BI-së në Istog.
Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e punëve të Këshillit, pastaj për zhvillimin e aktiviteteve fetare dhe kulturore, si dhe çështje të ndryshme të karakterit të punës së Këshillit.
Kryetari i KBI në Istog, Tahir ef. Bekaj e falenderoi Myftiun për këtë vizitë dhe e njohu për punën e Këshillit dhe për projektet që pritet të realizohen në të ardhmen, duke kërkuar mbështetje dhe përkrahje të mëtejme nga Myftiu Tërnava.

Në përfundim të takimit, Myftiu edhe njëherë vlerësoi lart punën e të gjithë nëpunësve administrativë dhe fetarë të Këshillit të BI-së në Istog, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Kryesisë për vazhdimësi të përkrahjes në të gjitha format, deri në përmbushjen e aspiratave dhe forcimin e institicionit për të zhvilluar veprimtarinë e tij në formën më të mirë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ish-sekretarin e OBI-së, z. Ekmeledin Ihsanoglu

Prishtinë, më 17 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…