Prishtinë, 25 gusht 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim z. Blerim Havollin, ish medresist, i cili tashmë jeton dhe vepron në Nju Jork të ShBA-ve.
Myftiu Tërnava në këtë pritje vëllazërore e njohu mysafirin me aktivitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës në vend dhe diasporë, duke shprehur kështu falënderime dhe konsideratë të veçantë për vizitën dhe për punën dhe veprimtarinë e tij në diasporë.
Nga ana e tij, z. Havolli shprehu falënderimet e veçante për Myftiun Tërnava dhe për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për një mirëqenie të të gjithëve pa dallim, e në veçanti për shqiptarët në diasporë.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre që bashkëpunimi me diasporën tanë në ShBA dhe Kanada të zgjerohet edhe më shumë në një të ardhme sa më të afërt.