Prishtinë, 15 gusht 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi gjatë ditës së sotme fabrikën e mobileve në Obiliq, ku u prit nga drejtori i kësaj fabrike, Bashkim Krasniqi.
Gjatë kësaj vizite Myftiu Tërnava u informuar në detaje për punën që bënë kjo fabrikë, cilësinë e produkteve, teknologjinë e fabrikës si dhe për eksportin që kjo kompani kosovare bënë në vende të ndryshme të botës.
Myftiu Naim ef. Tërnava u shpreh tejet i kënaqur me punën që bënë kjo kompani, shërbimet që i ofron si dhe me numrin e punëtorëve të angazhuar. Ai potencoi se kjo fabrikë ashtu sikurse shumë fabrika të tjera në Kosovë janë shembuj të mirë që duhen të ndjekur.

Në anën tjetër edhe drejtori i kësaj kompanie, Bashkim Krasniqi, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, ku personalisht ai e njoftoi me aktivitet dhe punën që kryen kjo fabrikë.

Fabrika e mobilieve në Obiliq është fabrikë me pronar kosovar, e cila merret me prodhimin e mobilieve të ndryshme për ambiente shtëpiake dhe të ndryshme. Kjo kompani ka të angazhuar rreth 220 puntorë dhe falë cilësisë ka arritur të eksportojë produktet e saja edhe në shumë vende në botë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…