Prishtinë, 10 gusht 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka shkëmbyer telegrame urimi me Ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif Al Sheikh me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në telegram urimin e Myftiut Tërnava drejtuar ministrit saudit dhe gjithë besimtarëve myslimanë, janë përcjell mesazhe urimi për paqe, harmoni, bashkëpunim dhe mbi të gjitha vepra të pranuara tek Zoti i gjithësisë.
Në telegram urimin e ministrit Saudit, Abdulatif Al Sheikh drejtuar myftiut Tërnava, ai shpreh respektin dhe emocionet për urimet e myftiut Tërnava. Përmes këtij telegrami falënderon Myftiun Tërnava për urimin duke lutur Zotin që të pranohen të gjitha veprat e mira të kryera nga besimtarët.
“Kam pranuar urimin tuaj me respekt dhe gëzim në shkresën tuaj me rastin e Kurban Bajramit. Falënderojë iniciativën tuaj për urimin duke lutur Allahun xh.sh të na i pranon veprat tona të mira dhe duke uruar juve çdo të mirë. Pranoni përshëndetjet dhe respektin tonë të thellë”, thuhet në urimin e ministrit të Arabisë Saudite, Abdulatif Al Sheikh.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…