Prishtinë, 06 gusht 2020

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e diasporës, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, sot priti në takim imamët e Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane, Burhanudin ef. Kukiqin dhe Muhamed ef. Osmanin.

Drejtori Siminca fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi përzemërsisht për punën dhe përkushtimin e tyre dhënë për shqiptarët e diasporës. Ai më tutje premtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Diasporës i krijuar deri më tani, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë në të mirë të mirëqenies së shqiptarëve në diasporë.

Imamët Kukiqi dhe Osmani falënderuan drejtorin Simnica për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për shqiptarët në diasporë.

Që të dyja palët u shprehën të bindura se edhe në të ardhmen do të kenë një bashkëpunim të afërt në të mirë të të gjithëve.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…