Prishtinë, 05 gusht 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, pritën sot në takim kryetarin e Qendrës Islame Shqiptare në Schwabisch Gmund të Gjermanisë, z. Abdurrahim Lecin, i cili shoqërohej nga anëtarët e Kryesisë së xhamisë.

Myftiu në këtë takim falënderoi përzemërsisht z. Lecin dhe anëtarët e Kryesisë për punën dhe angazhimin e tyre dhënë për mirëqenien e popullit në diasporë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi ndërmjet Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe diasporës ka qenë gjithherë dhe vazhdon të jetë në nivelin e duhur.

Kryetari i Qendrës Islame Shqiptare, z. Abdurrahim Leci, falënderoi Myftiun Tërnava dhe drejtorin Simnica për pritjen dhe për kontributin e tyre dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për diasporën dhe për shqiptarët që gjenden atje.

Që të dyja palët ranë dakord që bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetaro-arsimore duhet që edhe më tutje të vazhdojë ndërmjet Bashkësisë Islame dhe diasporës.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…