Prishtinë, 1 gusht 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës sikur herëve tjera edhe këtë vit ka bërë organizimin dhe therjen e kurbaneve për festën e Kurban Bajramit. Përgjegjësit e shpërndarjes së mishit të kurbanit shprehen se besimin dhe amaneti i besimtarëve po shkon në vendin e duhur. Që në ditën e parë të Kurban Bajramit mbi 4 mijë familje në nevojë kanë përfituar nga shpërndarja e mishit të kurbanit. Drejtori i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” Begjet Ajvazi ka shprehur falënderime për bamirësit dhe donatorët që i kanë besuar BIRK-ut të therjen e kurbaneve dhe njëherit tha se aksioni i shpërndarjes së mishit e vlerëson si shumë të mirë dhe është brenda planit operativ të shpërndarjes. Ai gjatë vizitës së pikave të depove të BIRK-ut ku ruhet mishi i kurbanit tha se ky mish është i sigurt për konsumim është i freskët, i ngrirë dhe i shëndetshëm për ngrënie. “ Në vazhdën e shpërndarjes së mishi të kurbanit BIRK-u deri më tani ka shpërndarë mbi 20 tonë mish, në tërë territorin e Kosovës dhe kjo kampanjë e shpërndarjes do të vazhdojë edhe ditëve tjera.”-tha drejtori Ajvazi.

Dega e Bereqetit në Prishtinë me kordionatorin Nexhmi Hoxha shprehet se vetëm në Prishtinë këto dy dite janë ndihmuar 400 familje në nevojë dhe ne synojmë që t’i përfshijmë të gjitha familjet skamnore .

Edhe qytetarët përfitues të mishit të kurbanit që po shpërndahet nga BIRK-u u ndjehen shumë mirënjohës për këtë ndihmë. Njëri ndër përfituesit e mishit të kurbanit ishte edhe Feride Ibishaj e cila falënderoi BIRK-un për këtë mish të shpërndarë sot, në këtë kohë pandemie por edhe gjëra tjera ushqimore dhe jo vetëm kaq por ata na ndihmojnë vazhdimisht me pako ushqimore.
Aktiviteti i shpërndarjes së mishit të kurbanëve nga BIRK-u do të vazhdoj edhe në ditën në vazhdim, ku pritet të shpërndahen mbi 200 ton mish për familjet skamnore.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…