Prishtinë, 23 korrik 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, si dhe drejtori për Diasporë, mr.Ekrem ef. Simnica pritën në takim sekretarin e xhamisë el Furkan, z.Mentor Janovën nga Duisburgu i Gjermanisë. Me këtë rast Myftiu Tërnava shprehu mirënjohje dhe falënderime për imamin, sekretarin dhe xhematin e xhamisë el Furkan, Mentor Janova nga Duisburgu i Gjermanisë, por edhe për tërë diasporën që po ofrojnë ndihmë për Kosovën. Me këtë rast Myftiu Tërnava i ndau mirënjohje për kontributin të çmuar ofruar institucioneve fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe luti Zotin që t’i shpërblejë për bashkëpunimin dhe përkrahjen që kanë treguar dashuri dhe respekt ndaj Allahut xh.sh, islamit dhe institucioneve të BIRK-ut.
Më pas në bisedë e sipër Myftiu Tërnava edhe një herë përsëriti faktin se Kryesia e BIRK-ut vazhdimisht ka mbështet dhe mbështet mërgatën tonë kudo që gjenden ata duke u lutur që sa më shpejt të kaloj gjendja pandemike me koronavirus dhe të kthehemi në normalitet.
Nga ana e tij sekretari i xhamisë El Furkan, Mentor Janova falënderoi Muftiun Tërnava për pritjen dhe e njohu Myftiun me aktivitetet dhe gjendjen e mërgatës sonë në Gjermani dhe se janë të lidhur me Kosovën dhe janë në koordinim të plotë të aktiviteteve me Kryesinë e BIRK-ut.
Ishte mendimi i përbashkët se qendrat shqiptare që gjenden në mërgatë edhe më shumë duhet ndihmuar aktivitetet fetaro-arsimore të BIRK-ut dhe ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…