Prishtinë, 17 korrik 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me rastin e kalimit në ahiret të H. Murat ef. Huseinit, ka dërguar telegram ngushllimi Ushtruesit të detyrës së Resiul-Ulema i BFI-së hfz Shaqir Fetai gjegjësisht Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përmes Juve familjes së Rahmetliut dhe gjithë besimtarëve në Kërçovë të cilëve H. Murat efendiu u shërbeu gjatë gjithë jetës si imam, udhëheqës fetar e si Myfti i Kërçovës.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për kalimin në ahiret të Myftiut të Kërçovës H. Murat efendi Huseini. Me këtë rast, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës,organeve dhe institucioneve të saja të shpreh ngushëllimet tona të përzemërta fillimisht Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përmes Juve familjes së Rahmetliut dhe gjithë besimtarëve në Kërçovë të cilëve H. Murat efendiu u shërbeu gjatë gjithë jetës si imam, udhëheqës fetar e si Myfti i Kërçovës.

Lusim Allahun e madhërishëm që Myftiun e nderuar H. Murat ef. Husesinin ta shpërbej me të mirat e Tij të pakufishme dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e Pejgamberëve, Ylemave e Dëshmorëve që flijuan jetën në shërbim të fjalës së Allahut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…