Prishtinë, 11 korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj priti sot në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiun Naim ef.Tërnava, i cili ishte i shoqëruar nga Kryeimami, Sabri ef.Bajgora.
Ministri Zemaj shprehu falënderimin për angazhimin e BIRK-ut në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19.Ministri Zemaj dhe Myftiu Tërnava e vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIRK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19 dhe mbrojtjes nga ky infeksion.

Muftiu Tërnava tha se BIRK-u dhe këshillat e saj kanë qenë shumë të përkushtuara që t’i ndihmojnë institucionet dhe popullatën në zbatimin e masave të ndërmarra duke e njohur rëndësinë e madhe që ka kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.

Ministri Zemaj dhe Myftiu Tërnava i bën thirrje popullatës që të bëjnë kujdes maksimal duke iu përgjigjur zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për të ruajtur veten dhe të tjerët në këtë kohë të sfidës me pandeminë Covid-19.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…