Prishtinë, 2 korrik 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Në këtë mbledhje, Kryesia në rend dite për diskutim kishte parapërgatitje për mbledhje të Kuvendit- Raporti vjetor i punës (01.01-31.12.2019), Raporti financiari Kryesisë së Këshillave të BI-së, Diskutime rreth hapjes së institutit për studime Islame, Inicimi i diskutimit për plotësim dhe ndryshim të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe shqyrtimi e lëndëve dhe marrjen e vendimeve në kompetencë të Kryesisë, si dhe u diskutua për çështje të ndryshme.
Në hapje të mbledhjes Myftiu Tërnava luti Zotin për shëndet e mirëqenie për të gjithë dhe të na jap kurajo dhe vullnet në punët e mëtejme dhe kapërcimin sa më të lehët të kësaj epidemie COVID-19 me të cilën po ballafaqohemi. “Siç po shihet pandemia COVOID-19 në Kosovë por edhe më gjerë ka marrë përmasa alarmante dhe nuk i kemi pritur në këto përmasa që të kemi kaq numër të madh të infektuar me këtë virus, dhe ky përbën një shqetësim jashtëzakonisht i madh edhe në vendin tonë.”-ka thënë myftiu Tërnava
Myftiu Tërnava me këtë rast iu drejtuat opinionin në emër të Kryesisë së BIRK-ut duke apeluar tek popullata dhe tek besimtarët tanë të jenë të kujdesshëm, të tregohen vigjilent me pandeminë
Në vazhdim sjellim apelin:
Të nderuar të pranishëm
Ditëve të fundit është shqetësuese gjendja e krijuar te ne nga pandemia Covid 19, siç po shihni kemi një rikthim të pandemisë, rritja e numrit të infektuarve është brengosëse për të gjithë, sepse është në pyetje shëndeti publik, shëndeti ynë, shëndeti i njerëzve tanë.
Ne i dimë edhe kapacitetet tona që kemi si vend e si institucione, andaj e gjej të rrugës sot që nga këtu edhe njëherë të bëjë apel të popullata që të jenë të ndërgjegjshëm në zbatimin e protokolleve që kanë paraparë institucionet profesionale të vendit. Zbatimi i protokolleve e masave që kanë rekomanduar institucionet është mese i domosdoshëm për të gjithë ne, duke u nisur gjithsecili nga vetja, nga shtëpitë tona, familjet tona, si në rrugë, treg, punë, xhami apo kudo që ndodhemi. Apeloj edhe njëherë të popullata, tek besimtarët tanë të jenë të kujdesshëm, të tregohen vigjilent me pandeminë. Virusi fatkeqësisht është në mesin tonë dhe po rrezikon shëndetin e popullatës, andaj ftoj edhe një herë që të ruhet distanca sociale, të shmangen tubimet, dhe të kemi kujdes maksimal për higjienën personale, të mbajmë e maska e dorëza. Gjithashtu, kërkoj nga besimtarët tanë që me rastin e shkuarjes në xhami të kenë parasysh distancën sociale, mbajtjen e maskave dhe qëndrimin jo të gjatë në xhami. Ndërsa nga imamët kërkoj që ditën e xhumasë mos të zgjasin hytben e xhumasë më shumë se 10 min.
Të nderuar besimtarë,
Zoti i Plotfuqishëm në Kuranin Fisnik na ka urdhëruar të ruajmë shëndetin dhe jetën e njeriut , andaj e kemi obligim dhe detyrim fetar e njerëzor të ruajmë shëndetin dhe të mbrojmë jetën e njeriut dhe kurrsesi nuk guxojmë që me pakujdesinë tonë të vëmë në rrezik shëndetin e njerëzve , familjarëve e të dashurve tanë. Edhe njëherë mbështetje, mirënjohje e solidarizim me punën që po bëjnë mjekët në luftimin e pandemisë.
Lusim Zotin Fuqiplotë që me mëshirën e Tij të na falë shëndet e të na mbroj neve dhe vendin tonë nga çdo e keqe.