Prishtinë, 11 qershor 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe për muajin e Ramazanit.
Myftiu fillimisht falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, imamët dhe gjithë xhematin për punën dhe angazhimin që kanë bërë gjatë kohës së pandemisë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për ta ruajtur shëndetin publik.
Myftiu Tërnava në veçanti falënderoi degën e Shoqatës “Bereqeti” në Pejë, ku përveç pakove ushqimore dhe higjienike, kjo shoqatë me anë të kuzhinës ka ushqyer afërsisht 300 persona, si gjatë kohës së pandemisë, njashtu edhe gjatë muajit të Ramazanit.
Gjatë takimit u diskutua edhe për shumë çështje dhe probleme të tjera me të cilat ballafaqohet Këshilli i Bashkësisë Islame të Pejës.