Prishtinë, 08 qershor 2020

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Dragashit, Ayhan ef. Beqirin, i shoqëruar nga kryeimami i Këshillit Xhafer ef. Fejziu dhe sekretari i Këshillit Nail ef. Halimi.

Myftiu Tërnava falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Dragashit për punën e tyre gjatë periudhës së pandemisë, e në veçanti për kontributin dhe angazhimin në aksionin “Sofra e Ramazanit”.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit, Ayhan ef. Beqiri e njohu Myftiun Tërnava me punët dhe angazhimet e Këshillit të Dragashit, për jetën fetare, si dhe për planet e Këshillit, për një të ardhme më të mirë të të gjithë besimtarëve myslimanë në Dragash.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…