Prishtinë, 04 qershor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës të Ferizajt dhe atë të Gjilanit.

Gjatë këtyre dy takimeve, Myftiu i Kosovës u informua për situatën nga pandemia Covid – 19 dhe për muajin e Ramazanit që sapo e përfunduam. Myftiu në radhë të parë falënderoi të gjithë imamët që janë angazhuar që gjatë kësaj periudhe të ndjeshme të ndihmojnë sa më shumë besimtarët. Ai falënderoi të gjithë imamët për angazhimin që kanë treguar gjatë muajit të Ramazanit pavarësisht rrethanave të krijuara. Në veçanti ai falënderoi xhematin që ka respektuar të gjitha rekomandimet që kësaj pandemie t’i zvogëlohet hovi.

Gjatë këtyre takimeve po ashtu është diskutuar edhe për probleme të ndryshme që përballën në vazhdimësi këto dy Këshilla të Bashkësisë Islame. Në dy takimet e zhvilluara, Myftiu, Naim Tërnava, informoj edhe për suksesin që shoqata Humanitare Bereqeti ka arritur gjatë muajit të Ramazanit me aksionin “Sofra e Ramazanit”.

Aty përmendi se fillimisht kjo shoqatë kishte synim dhurimin e 10 mijë pakove me produkte ushqimore, por që deri në fund të muajit të Ramazanit arritën të shpërndajnë më shumë se 20 mijë pakove, falë angazhimit të të gjithëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…